Duke ndjekuar faqet online të femrave të famshme pa make up për të mbështetur studimet mbi kancerin e gjirit, Jackie Nicholas poston dhe një foto të sajën pa make up për t’iu bashkuar kësaj nisme. Por ku ka lexuar me kuriozitet informacionet mbi kancerin e gjirit dhe pasi ndoqi udhëzimet për të kontrolluar gjirin e saj ajo zbuloi të vërtetën e hidhur. Ajo që duhej të ishte thjesht një lojë zbavitëse u transformua në një makth, pasi u vizitua u diagnostikua me kancerin e gjirit. Por fatmirësisht diagnostikimi u krye në kohë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe disa seancave kimioterapie, 35-vjeçarja tashmë ndodhet jashtë rrezikut. Ajo nuk la pa falenderuar faqen e internetit për udhëzimet për të kontrolluar vetë gjirin pasi vetëm falë kësaj faqe arriti të shpëtojë.  

/Ora News.tv/