Zbuloi se i kishte mbetur 1 javë jetë! Doktorët ngatërrojnë leuceminë me infeksionin

Zbuloi se i kishte mbetur 1 javë jetë! Doktorët

Një avokateje në Britani i është ngatërruar diagnoza nga mjekët, ndërkohë që ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Jenna Ostrwski vizitoi doktorin e saj duke u ankuar për lëndimet në gojë dhe ai i tha se ka vetëm infeksion të thjeshtë nga cimcakëzi.

Në fakt, ajo po jetonte me një formë të rëndë të leucemisë. Iu tha se mund të bënte testin e gjakut, por dukej më shumë se dy javë që të merrte përgjigje.

Pasi përdori sigurimin shëndetësor për të bërë kontroll privat, ajo zbuloi se do të jetonte më pak se një javë nëse nuk merrte trajtim urgjent për leuceminsë. Brenda disa orësh, një konsulent privat i konfirmoi se vuante nga leukemia akute meiloide dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Mbretëresha Elizabeth.

EMISIONET