Një eksplorues i ‘National Geographic’ ka zbuluar vendin më të lumtur në botë për njerëzit.

Autorit i ‘Zonat Blu të Lumturisë’, Dan Buettner ka shpjeguar arsyen përse Danimarka renditet si një nga vendet më të lumtura në botë për njerëzit.

“Danezët janë të lumtur se kanë nivel të ulët të pritshmëritve. Asgjë nuk mund të jetë më e vërtetë. Cdo danez, që nga momenti i lindjes pret kujdes shëndetësor dhe edukim shëndetësor falas. Kur shkojnë në kolegj, ata presin që të paguhen për të vazhduar arsimet. 

Nëse bëhen me fëmijë, të dy prindërit presin 10 muaj pushim, të paguara. Ndërsa kur dalin në pension, presin që të jenë të siguruar për gjithë jetën,” – tha ai.

Kjo është ajo që i bën danezët të lumtur, fakti që qeveria mendon për domosdoshmëritë e tyre në jetë.  Dihet se Danimarka është një ndër shtetet ku njerëzit janë shumë të aftë në arkitekturë dhe krijojnë restorantet më të mira në botë.  

Prandaj kur bëhet fjalë për lumturi, ata nuk kanë arsye përse të stresohen apo shqetësohen se cdo gjë është e zgjidhur.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/