Takimi i shumëpritur midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të zhvillohet në një hotel në ishullin Singapor të Sentosa, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por shumë detaje nuk janë konfirmuar ende.

Ajo do të jetë takimi i parë midis një udhëheqësi të Koresë së Veriut dhe një presidenti të SHBA-ve.

Trump  tha të martën se planet ishin "duke ecur shumë mirë".

"Shumë marrëdhënie janë duke u ndërtuar, shumë negociata po ndodhin përpara udhëtimit,"-u tha ai gazetarëve. "Është shumë e rëndësishme, do të jetë një ditë shumë e rëndësishme."

Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi në Twitter se samiti do të zhvillohet në hotelin me pesë yje Capella.

Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.

Ishulli 500 hektar është shtëpia e vendpushimeve luksoze, marinave private dhe klubeve të golfit.

Por ishulli gjithashtu ka një histori të errët të piraterisë, gjakderdhjes dhe luftës.

/Ora News.tv/