Topalli: "Zgjidhja" pret përmbysjen e situatës

Topalli: "Zgjidhja" pret përmbysjen e situatës

Anëtarja e partisë Zgjidhja, Iris Topallaj e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se partia “Zgjidhje” e udhëhequr nga Koço Kokëdhima po pret përmbyjen e situatës dhe bashkimin e PD-së me projektin kombëtar të kësaj partie.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zheji: A jeni regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit? 

Topalli: Jemi në rregull me të gjitha afatet ligjore. 

Zheji: Jeni regjistruar. Në rregull. 

Topalli: Patjetër. Jemi në rregull me të gjitha afatet ligjore. Ne deri në moment të fundit presim përmbysjen e të gjithë situatës. 

Zheji: Kush do ta sjelli këtë përmbysje dhe ndryshim?

Topalli: Është bërë një ftesë që deri më 10 maj, ky fronti opozitar i mbledhur rreth PD-së, t'i bashkangjitet projektit kombëtar të Zgjidhjes, që synon ndryshime të rëndësishme të vendit tonë.



 

EMISIONET