Deda tregon pse i mblodhi rreth 5 mijë firma

Deda tregon pse i mblodhi rreth 5 mijë firma

Aktori Julian Deda i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se i mbledhi votat për të treguar atë tendencën e forcave politike për të mbledhë sa më shumë firma.

Lidhur me firmat moderator i emisionit Artur Zheji e pyeti nëse kjo deklartë e tij ka lidhje me Astrit Patozin dhe “Bindjen” e tij, por Deda nuk u përgjigj.

Julian Deda: Nuk ka lidhje fare me komedianin në Ukrainë. E imja është një gjë simbolike, mbledhja e firmave jo e votave, sepse shoh që ka një tendencë kush mbledh firma më shumë. Në fakt opozita nuk është mbledhje firmash, mbase edhe fake sepse nuk besoj që ka njeri që të mbledhi 5000 firma për 2 ditë me telefon. Nuk po e vë dorën në zjarr. Por po qe puna për të mbledh firma unë dhe çdokush i mbledh shpejt.

EMISIONET