Drejtoria e hetimit tatimor zbulon një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. 

Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur "arrest me burg" për administratorin e subjektit "Kristina" sh.p.k. Ndërsa është dhënë 'arrest shtepie per një kontabiliste, një agjente doganore dhe një administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

"Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.

Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet," informohet në faqen zyrtare të kësaj drejtorie.

Masat e sigurimit 

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.



/Ora News.tv/