Zbulohet pronari i mjetit të djegur ditën kur u tentua t'i bëhej atentat Ardian Çapja

Mjeti  që u gjet i djegur të njëjtën ditë kur u tentua t'i bëhej atentat njëri prej anëtarëve të fisit të Capjave, është në pronësi të shtetasit Xhevair Hoxha dhe rezulton që është vjedhur në Tiranë.

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur më 23 dhjetor në Elbasan.  Mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:00 persona të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të biznesit të kësaj familje në lagjen "Emin Matraxhiu".

Pak kohë më pas në lagjen "Kala" u gjet një makinë e djegur. 

Në shënjestër të atentatit të dështuar, dyshohet sipas burimeve, të ketë qenë Ardian Çapja.

Për fat, asnjë nga plumbat e qëlluar nuk e ka kapur atë.

Dyshohet se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën. 

Dyshohet se autorë të atentatit ndaj Çapjave janë 3 persona dhe mjeti i djegur mund të jetë përdorur nga ata.  

EMISIONET