Divorci i ciftit më të famshëm në showbiz, Angelina Jolie dhe Brad Pitt është komentuar gjatë në faqet rozë, ku filluan spekulimet për lidhjet e reja të aktorëve.

Dy vite pas ndarjes, një burim për ET ka treguar se aktorja 42-vjeçare ka filluar të dalë me një mashkull të ri.

“Brad dhe Angelina janë sekretë për jetën e tyre sentimentale. Angelina i ka treguar disa miqve se nuk ishte gati për të bërë takime, por kishte njohur dikë që është i lezetshëm, në pamje duket i vjetër dhe është agjent imobilar”, ka thënë burimi.

Gjithashtu shtoi se Brad Pitt ka nisur njohjet e tij me disa vajza, ndërkohë që fakti se do rikthehen së bashku nuk është i vërtetë.

/Ora News.tv/