Zbulohet njëra prej prezantueseve të Eurovision 2019

Modelja izraelite, Bar Refaeli do të jetë një nga prezantuesit e konkursit të këngës "Eurovision 2019" që do të mbahet më 18 maj në Tel Aviv, Izrael.

Paraqitjet si prezantuese në shfaqje televizive si "X Factor" në Izrael në edicionin e tij të vitit 2013 dhe disa spektakle të tjera kanë bindur organizatorët që t'i besojnë këtë detyrë mjaft delikate bukuroshes Refaeli.

Më këtë edicion, Shqipëria do prezantohet në Tel Aviv nga Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”.


EMISIONET