Zbulohet një "organ i ri" i trupit njerëzor

Zbulohet një "organ i ri" i trupit njerëzor

Sipas një studimi të kohëve të fundit, del se është etiketuar gabim një ind lidhës, për shkak të metodës së gabuar që është përdorur për ta ekzaminuar në mikroskop.

Zbulimi revolucionar, publikuar në revistën "Scientific Reports" nga universiteti i New York dhe nga qendra mjekësore Mount Sinai Beth Israel, ka të bëjë me anatominë dhe zbulon ekzistencën e një "organi të ri", ndër më të mëdhenjtë në trupin njerëzor: membrana ndarëse.

Etiketuar gjithnjë si ind lidhës, kjo lloj membrane ishte lënë "në hije" në kompleksitetin e saj, për shkak të metodave të përdorura për ta ekzaminuar në mikroskop, i cili e bënte të dukej të dendur dhe kompakt.

Kërkimi shkencor ndërkohë, nxjerr në pah që kjo membranë ndarëse është e shpërndarë në të gjithë organizmin: nën lëkurë dhe në mbështjelljen e aparatit tretës, tek mushkëritë, vena dhe muskuj.

"Organi i ri" është i përbërë nga një zgavër plot likuide dhe e mbështjellë nga shumë fibra kolagjeni dhe elastine dhe kjo është arsyeja që, nga një anë reagon si amortizator dhe nga ana tjetër prania e tij mund të shpjegojë shumë fenomene biologjike si: përhapja e tumoreve, plakja e lëkurës, sëmundjet inflamatore degjeneruese dhe madje edhe mekanizmin veprues të agopuncturës.


EMISIONET