Skeleti që u gjet në shkretëtirën Atacama në Kili, mendohej se i përkiste një alieni, nisur nga deformimet e strukturës së tij, shkruan tgcom. Shkencëtarët përdorën ADN e kockave për të bërë analizat. Rezultati: është një e sapo lindur me deformime.

Skeleti u gjet i mumifikuar dhe ngjante shumë me strukturën e një alieni, me formën e kafkës dukshëm në disproporcion me trupin, i cili kishte ngjallur teori nga më të çuditshmet. Shkencëtarët zhvilluan një analizë gjenetike tërësore për të treguar se skeleti i mbiquajtur "Ata" i përkiste një të sapolindure me deformim gjenetik dhe nanizëm.

"Dimë që është një vajzë e sapo lindur dhe me shumë mundësi ishte një lindje para ose pas kohe"- shpjegoi autori i studimit të "Genome Research", Garry Nolan, profesor i mikrobiologjisë dhe immunologjisë në Universitetin e Stanford.

"Fëmija ka 10 çifte brinjësh, një gjë e pa njohur më parë, pasi qeniet njerëzore kanë 12 çifte. Shkencëtarët bënë një analizë tërësore duke arritur nëpërfundimin se origjina e vajzës ishte jugamerikane, me variacione gjenetike që e identifikojnë si pasardhëse e rajonit Andina që banohej nga indianët kilianë", lexohet në raport.

Zbulimi mund të çojë në trajtim të personave me probleme kockash.


/Ora News.tv/