Laborator hashashi në Fier, zbulohet magazina e fshehur mes kashtës dhe një gomone

Laborator hashashi në Fier, zbulohet magazina e fshehur mes kashtës

Policia e Fierit zbuloi sot një laborator që do të shërbente për kultivimin e bimëve narkotike. Laboratori po ndërtohej në fshatin Mbrostar në tokat e një 50 vjeçari nga Patosi tashmë të shpallur në kërkim, ndërsa buzë Semanit u kap një skaf 12 metra i gjatë.

Brenda kësaj magazine (në foto), vetëm 500 metra larg rrugës nacionale Fier-Lushnje, në fshatin Mbrostar po përgatitej një laborator droge. 

Tokat janë në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) 50 vjeç nga Patosi, person i shpallur tashmë në kërkim ndërsa rezulton me precedentë penalë edhe në të shkuarën.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Hyrja ishte e përshtatur si tunel mes kashtës, për të dhënë një tjetër ide, por policia kishte marrë informacione për veprimtari të dyshimtë dhe prej disa javës mesohet se monitoronte çdo lëvizje.

Pas verifikimeve, policia vendosi në të ndërhyjë ndëra laboratori ishte ende në ndërtime e sipër.

Pamjet e publikuara tregojnë se ambienti ishte i mbushur me prozhektorë të fuqishëm që do ta kthenin ambientin në një serë kanabisi.

Vec pajisjeve të laboratorit të drogës, policia sekuestroi pranë Semanit një skaf 12 metra i gjatë me 2 motor nga 250 kuaj fuqi. Dyshohet se do të përdorej për trafikimin.

Policia nuk arriti të vërë në pranga asnjë, as pronarin e laboratorit dhe as të skafit,  ndërsa në njoftim tha se po punohet për identifikimin e personave të përfshirë.

 


EMISIONET