Zbulohet kura për trajtimin e rënies së flokëve

Zbulohet kura për trajtimin e rënies së flokëve

Në kurë e re për të luftuar humbjen e flokëve është zbuluar duke përdorur një ilaç që fillimisht mendohej të përdorej për të trajtuar osteoporozën.

Studiuesit zbuluan se ilaçi kishte nëj efekt të madh tek rrënjët e flokëve, folikulat, duke i stimuluar ata që të rriten.

Ilaçi ka një përbërje që ka si objektiv një proteinë e cila frenon rritjen e flokëve dhe luan rol në humbjen e tyre.

Udhëheqësi i studimit Dr Nathan Haëkshaë nga Universiteti i Mançesterit tha se ky ilaç mund të "bëjë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve".

Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve:

1. minoxidil, për burrat dhe gratë

2. finasteride, vetëm për meshkuj

Të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive kështu që pacientët përdorin transpantin e flokëve në vend të këtyre barnave.

Hulumtimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë.

Dhe Haëkshaë i tha BBC-së se një eksperiment klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt në njerëz.

Çfarë shkakton humbjen e flokëve?
Humbja e flokëve është një dukuri e përditshme dhe përgjithësisht asgjë për t'u shqetësuar. Disa lloje janë të përkohshme dhe disa janë të përhershme.

EMISIONET