Zbulohet kura për Huntington,sëmundjen neurodegjetative vdekjeprurëse

Zbulohet kura për Huntington,sëmundjen neurodegjetative

Defekti që shkakton sëmundjen neurodegjeneruese Huntington po korrigjohet tek pacientët për herë të parë, ka mësuar BBC.

Një drogë eksperimentale, e injektuar në lëngun kurrizor, uli në mënyrë të sigurt nivelet e proteinave toksike në tru.

Ekipi hulumtues, në University College London, ka deklaruar se tani po shpresohet se sëmundja vdekjeprurëse mund të ndalet.

Ekspertët thonë se ky mund të jetë zbulimi më i madh në sëmundjet neurodegjenerative për 50 vjet.

Huntington është një nga sëmundjet më shkatërruese.

Disa pacientë e përshkruajnë atë si sëmundje Parkinson apo Alzheimer.

Vdekja e pandalshme e qelizave të trurit në Huntington i çon pacientët në rënie të përhershme, duke ndikuar në lëvizjen, sjelljen, kujtesën dhe aftësinë e tyre për të menduar qartë.

Huntington në përgjithësi prek njerëzit në fillimet moshës 30 apo 40 vjeçare.Pacientët vdesin rreth 10 deri 20 vjet pas fillimit të simptomave.

EMISIONET