Arkeologët në Romë kanë zbuluar një skulpturë mermeri të kokës së Dionist, perëndisë  të verës, kërcimit dhe pjellorisë.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit, pranë Roman Forum.

Koka i përket një statuje të madhe të perëndisë, që daton në kohën e perandorisë romake.

Arkeologët ishin duke bërë gërmime arkeologjike në një mur mesjetar për të gjetur eshtra, kur gjetën kokën e mermertë, për të cilën ata besojnë se është Dionisi, të cilin romakët e njohin si Bakus.

Ata thanë se statuja ishte e ngjeshur në mur, dhe ishte ripërdorur si material ndërtimi, gjë që ndodhte shpesh në periudhën mesjetare.

“Roma vazhdon të na surprizojë çdo ditë”-tha kryebashkiakja Virginia Raggi

 Sipas Claudio Parisi Presicce, drejtori i muzeut arkeologjik të Romës, statuja daton midis shekullit të parë para Krishtit, dhe shekullit të dytë të erës sonë.

/Ora News.tv/