Një kokë ujku 40.000 vjeçare e prerë e ruajtur me leshin dhe dhëmbët është zbuluar në Siberinë lindore.

Vendasit gjetën kokën e ujkut në brigjet e lumit Tirekhtyakh në Yakutia. Më pas e dërguan në departamentin e studimeve të vaksinimit në Akademinë e Shkencave të Republikës së Sahas.

"Kjo është hera e parë që gjendet koka e një ujku të lashtë, që daton 40.000 vite më parë, një ujk i rritur,"-tha drejtor i departamentit, Albert Protopopov.

Shkencëtarët po ndërtojnë tani një model digjital të trurit dhe brendisë së kafkës për studime të mëtejshme, tha Protopopov.

Ndërsa një ekip në Stokholm po analizon ADN-në e ujkut.

/Ora News.tv/