Një kërpudhë, e rritur gjenetikisht për të prodhuar toksinë merimange, mund të vrasë me shpejtësi numrin e madh të mushkonjave që përhapin malarien, sugjeron një studim.

Studimi, i cili u krye në Burkina Faso, tregoi se popullsia e mushkonjave u arrit të eleminohej në masën 99% brenda 45 ditëve.

Studiuesit thonë se qëllimi i tyre është të mos zhduken insektet, por të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së malaries.

Sëmundja, e cila përhapet kur mushkonja femër pi gjak, vret më shumë se 400,000 njerëz në vit.

Në mbarë botën, çdo vit ka rreth 219 milionë raste të malaries.

Gjatë kryerjes së studimit, hulumtuesit në Universitetin e Maryland në SHBA - dhe Instituti i Kërkimeve IRSS në Burkina Faso - identifikuan së pari një kërpudhë të quajtur Metarhizium pingshaense , e cila natyrisht infekton mushkonjat e Anopheles që përhapin malarien.

Faza tjetër ishte rritja e kërpudhave. Ata prodhuannjë toksinë që gjendet në helmin e një specie të merimangës së gypave në Australi.

Udhëzimet gjenetike për të bërë toksinën iu shtuan kodit gjenetik të kërpudhave kështu që do të fillonte të bënte toksinë sapo të ishte brenda një mushkonje.


"Një merimangë përdor fangat e saj për të shpuar lëkurën e insekteve dhe për të injektuar toksina, ne kemi zëvendësuar fangat e merimangës me Metarhizium ,"shpjegoi Prof St Leger.

Testet laboratorike treguan se kërpudhat e modifikuara gjenetikisht mund të vrasin më shpejt, dhe  u desh të hidhnin më pak spore fungale për të bërë punën.

Hapi i ardhshëm ishte testimi i kërpudhave në një ambjent sa më afër kushteve të botës reale.

Një fshat i rremë 6,500 metra katror - i kompletuar me bimë, kasolle, burime ujore dhe ushqim për mushkonjat - u krijua në Burkina Faso.

Ajo u rrethua nga një rrjetë me shtresë të dyfishtë për të parandaluar ikjen e mushkonjave.

Duke komentuar gjetjet, Profesor Michael Bonsall, nga Universiteti i Oksfordit, tha: "Mirë - ky është një studim super-emocionues.Perspektivat për kontrollin e mushkonjave që përdorin këtë kërpudhë të modifikuar janë të larta".


/Ora News.tv/