Ata janë kafshët më të mëdha që kanë ecur në Tokë dhe disa prej tyre peshojnë po aq sa një anije kozmike.

Megjithatë, është e paqartë se si dinozaurët u rritën në përmasa aq të mëdha.

Një zbulim i ri i dinozaurëve në Argjentinë jep dëshmi të reja për rritjen e gjigantëve.

Një fosil i ri është gjetur në veriperëndim të Argjentinës gjatë një udhëtimi në terren.

Shkencëtarët gjetën katër skelete, një skelet të një specie të re dhe tre dinozaurësh.

"Ishte një specie e re të cilën ne e quajtëm Ingentia prima,"-tha Dr Cecilia Apaldetti nga Universidad Nacional de San Juan në Argjentinë. "Kjo në latinisht do të thotë 'gjigandi i parë'."

Dinozauri daton nga Triasiku, 30 milionë vite përpara se Diplodocus dhe Brachiosaurus të shfaqeshin.

Fosili nuk ishte aq i madh, duke peshuar rreth 10 ton. Por zbulimi i tij është një surprizë, duke ardhur kaq shpejt në evolucionin e dinosaurëve.


/Ora News.tv/