Këngëtarja shqiptare që u bë e njohur me projektet e ndryshme muzikore, Jonida Maliqi ka vendosur të rikthehet pas shumë kohësh mungesë.

Ka disa vite që është fokusuar në biznes dhe në reklamimin e veshjeve të saj në rrjete sociale, ndërsa tashmë ka vendosur të vijë me një klip të ri.

Burime të afërta për Prive kanë njoftuar se dashuria e saj për muzikën nuk ka përfunduar, prandaj do vijë me këngë ritmike.

Thuhet se teksti ka përfunduar ndërsa klipi do përfshijë luks si veturat dhe veshjet e markave të njohura në botë.

/Ora News.tv/