Tashmë është zyrtare dhe ata që kishin dyshime janë tërhequr.

Cristiano Ronaldo është lojtar i Serisë A të kampionatit italian e luan me klubin futbollistik të Juventusit.

Por ajo çka të gjithë presin është se kur do të mbërrij Ronaldo në Itali?

Zërat e mediave sportive italiane thonë se të hënën më datë 16 korrik Cristiano Ronaldo do të jetë në "Allianz Stadium" të Juventusit.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore, në stadiumin e Juventusit do të mbahet një event show madhështor ku do të bëhet prezantimi zyrtar i Cristiano Ronaldos me fanellën numër 7 të Juventusit. Pritet të jetë një event unik me një stadium të stërmbushur nga tifozët.

Më pas Ronaldo do të niset së bashku me ekipin për grumbullimin e fazës përgatitor në SHBA.

E pikërisht në tokën amerikane mund të jetë dhe debutimi i parë i Ronaldos me skuadrën e Juvetusit.

Më 4 gusht do të zhvillohet takimi Juventus-Real Madrid në kuadër të turneut International Champions Cup FedExfield të Washington Dc e do të jetë ndeshja e parë ku Cristano Ronaldo do të luaj kundër shokëve të ish skuadrës së tij.

E të gjithë tifozët juventinë ëndërrojnë një gol të tij "alla Ronaldo" kundër Real Madridit.

/Ora News.tv/