Zbulohet anija me 200 ton flori, e fundosur 113 vjet më parë

Pas 113 vitesh, është zbuluar luftanija ruse "Dimitri Donskoi", e cila mendohet se mban 200 ton flori, me vlerë rreth 133 miliardë dollarë. Anija e fundosur është zbuluar nga një ekip eksploruesish në brigjet e një ishulli në Korenë e Jugut.

Një luftëanije ruse që mendohet se mbante 200 ton flori me vlerë rreth 133 miliardë dollarë, është gjetur në brigjet e një ishulli në Korenë e Jugut, 113 vjet pasi ishte fundosur gjatë luftës Ruso-Japoneze.

Luftanija e dëmtuar rëndë është zbuluar nga një ekip i përbashkët zhytësish, 1 milje larg brigjeve të ishullit Ullegungdo, në një thellësi prej 434 metra.

Anija ruse “Dimitri Donskoi”, mendohet se mbante rreth 5.500 kuti me shufra ari dhe monedha me peshe rreth 200 ton, kur u fundos në vitin 1905 gjatë betejës së Tsushimas.

Anija që peshonte 5.800 ton është ndërtuar në Shën Petersburg dhe doli në det në vitin 1883, e pajisur me dy vela dhe një motor me qymyr.

Kompania detare me bazë në Seul, Shinil Group, e cila ka bërë bashkë eksploruesit nga Koreja e Jugut, Kina, britania dhe Kanadaja, prej vitesh ka bërë kërkime për gjetjen e rrënojave të anijes, por pa mundur ta lokalizojë saktë.

Shinil Group synon ta ngrejë anijen e zbuluar në muajin tetor ose nëntor të këtij viti.

 

 

 

EMISIONET