Varreza tumulare të 3500 viteve më parë dhe artefaktet e gjetura në të janë pasaporta ilire në Himarë. Pak ditë më parë, nga puna 2 vjeçare e arkeologëve shqiptarë ka dalë në dritë një nga trashëgimitë më të vyera të kohës.

Kjo varrezë tumulare e datuar e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr), është pasaporta ilire e Himarës.

Zbulimi merr vlera të jashtëzakonshme historike pasi vërteton se kjo  zonë 3500 vite më parë zotërohej nga Ilirët, pasi varrimi me tuma nuk është përdorur nga helenët.

Misioni arkeologjik ka nxjerrë mbi dritë faktet, ndërsa leximi i tyre tashmë i takon historianëve dhe ekspertëve.

Aty janë zbuluar 5 varre,  ku brenda secilit u gjetën 6 skelete.

Në to janë zbuluar sende me vlerë, por edhe armë luftarake, kryesisht të llojeve thikë që janë përdorur në ato kohë.

Gjetjet aktualisht janë në fazën e studimit dhe në të ardhmen pritet të prezantohen për publikun.

Orges Feijimi: Do të trajtohen, dokumentohen, konservohen dhe pastaj do të ti nxjerrim që gjithë publiku të njihet me këto sende.

Gërmimet nisën menjëherë sapo erozioni zbuloi shenja të ekzistencës së tyre.

Misioni i nisur në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të Himarës në vitin 2018, solli dhe zbulimin e madh që mund të jetë vetëm faza e parë e zbulimit, pasi pritshmëritë janë më të mëdha.

Orges Feijimi: Dyshojmë se aty ka edhe varre të tjera që duhen zbuluar, duhet të vazhdojnë gërmimet për të krijuar një ide më të qartë për të gjithë rëndësinë e atyre varreve dhe asaj zone që janë zbuluar.

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, që publikoi lajmin i pari, në një lidhje me Ora Neës evidentoi nevojën e studimit dhe promovimit të këtij zbulimi.

Aleksandër Çipa: Dëshmi të tilla përmbysin njohjen tonë të deritanishme në kuptimin e një reference të re të hershmërisë kohore dhe artefakteve, të cilat duhet të dekodifikohen.

Edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi një lajm të bukur zbulimin e varrezës tumulare më në jug të Shqipërisë.

arkieologjija-himare

/Ora News.tv/