Zbulohen tre testamente të shkruara me dorë të Aretha Franklin

Zbulohen tre testamente të shkruara me dorë të Aretha Franklin

Tre testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë Aretha Franklin,  disa muaj pas vdekjes së "Mbretëreshës së Soul".

Franklin vdiq nga kanceri i pankreasit në gusht dhe anëtarët e familjes thanë në atë kohë se ajo nuk kishte lënë asnjë testament.

Por tri dokumente u gjetën më parë këtë muaj. Dy ishin të vitit 2010 dhe u gjetën në një dollap të mbyllur me çelës.

Njëri, i datës mars 2014, ishte fshehur në jastëkët e divanëve të sallonit , tha David Bennett.

Në testamentin, që ishte shkruar brenda një fletore spirale, këngëtarja i linte pasurinë familjes së saj.

Disa nga shkrimet janë shumë të vështira për t'u deshifruar dhe të katër faqet kanë fjalë të gërvishtura.

Bennett, i cili ka qenë avokati i Franklin për më shumë se 40 vjet, paraqiti në gjykatë testamentet të hënën. Ai i tha gjykatësit se nuk është i sigurt nëse janë ligjorë nën ligjin e Miçigan.

Në një deklaratë thuhet se dy nga djemtë e Franklin nuk janë dakord me testamentet. Seanca gjyqësore është përcaktuar më 12 qershor.

EMISIONET