Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Turqisë për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme kundër Shqipërisë.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt një takim mjaft i ekuilibruar, ku kuqezinjtë ishin më kërkues, por ata që arritën të gjenin fundin e rrjetës ishin miqtë. Burak Yilmaz gjeti kaloi në avantazh Turqinë pas 21 minutash lojë. Një gabim trashanik i Djimsiti detyroi Xhakën që të dorëzohej ndaj sulmuesve miq, që arritën të realizonin me aksionin e parë konkret. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pavarësisht tentativave të kuqezinjve të Panuccit për të gjetur golin e barazimit.

Me rikthimin në fushë, ishte Hakan Calhanoglu ai që prodhoi një perlë, teksa goditi saktë në hyrje të zonës për rezultatin final 2-0. Ky rezultat rriti presionin te kuqezinjtë, me Panuccin që aktivizoi Sadikun e Grezdën, por më kot, pasi fitorja i buzëqeshi Turqisë. Me këtë rezultat Shqipëria mbetet në vendin e katërt me 0 pikë, duke lënë pas Andorën e Moldavinë, që u mposhtën respektivisht 2-0 nga Islanda dhe 4-1 nga Franca.

Kjo disfatë mund t’i kushtojë shtrenjtë teknikut të pankinës kuqezi, Christian Panucci, i cili e shikon veten gjithnjë e më larg Shqipërisë. Kujtojmë që pas tre ditësh, Shqipëria do të udhëtojë drejt Andorës, në kuadër të takimit të dytë kualifikues të Euro2020.





"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

Mbyllet takimi.

90' Akordohen 6 minuta shtesë

85' Burak gjen sërish fundin e rrjetës, por anulohet gjithçka për një pozicion jashtë loje.

70' Memushaj bën gjithçka mirë. Goditja vjen por sfera shkon shumë larg.

58’ Dy zëvendësime te kuqezinjtë, Balaj e Balliu jashtë, aktivizohen Sadiku e Grezda.

55' Ndodh çudia. Sende të forta drejt Berishës nga tifozët kuqezi. 

54' Lëvizje fantastike të Calhanoglu, 2-0. 


Nis pjesa e dytë


45+4' Mbyllet pjesa e parë: U mbyll pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Turqisë. Goli i vetëm i këtij fraksioni mban firmën e sulmuesit Burak Yilmaz. Bomberi i Besiktas u tregua i saktë në topin e parë që i shkoi në këmbë, duke heshtur “Loro Boriçin”.

45’ Akordohen 4 minuta shtesë.


38' Ndëshkohet me karton të verdhë Ivan Balliu. 


33' Veseli kroson drejt qendrës. Pretendimet për prekje me dorë nga kuqezinjtë. Për Spietel gjithçka e rregullt.


31' Përplasje në zonën turke. Xhaka goditet në kokë nga mbrojësi kundërshtar. Asgjë për mesfushorin. Rifillon loja. 


30’ Memushaj hedh një top në hyrje të zonës, spastron mbrojta mike. Këndore për tanët.


29' Këmbëngulje e Memushaj, vlonjati detyron Tosun të shkaktojë faull. Ndëshkohet me të verdhë.


23' Tension në fushë, Uzuni përplaset me Merih


21' Gabim i Xhakës, Burak Yilmaz kalon në avantazh Turqinë



15 Djimisti tregohet i saktë, spastron zonën dhe dhuron një këndore

15' Kalojnë 10 minuta lojë. Asnjë rast i pastër për gol

13; Uzuni nxjerr te vetem Balajn, shkodrani humb koordinatat dhe sfera perfundon ne duart e portierit mik

1' Nis takimi në "Loro Boriçi". Topi i parë luhet nga tanët.

Koreografi nga tifozët e Kombëtares Shqiptare.


Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINË


FORMACIONET E DY EKIPEVE:

Tekniku kuqezi, Christian Panucci i ka besuar eksperiencës, teksa ka hedhur në fushë një skuadër nën modulin 3-5-2.

Berisha do të mbroj katërkëndëshin e portës kuqezi, ndërkohë që mbrojta do të jetë e gjitha e rindërtuar nga e para. Veseli, Djimsiti dhe Ismajli do të ndërtojnë digën e prapavijës së skuadrës kuqezi. Hysaj, i cili do të mbaj shiritin e kapitenit do të vihet në të djathtë të mesfushës, ndërkohë që në krah të majtë do të vihet Xhaka, Memushaj dhe Abrashi.

Vija e sulmit do të ndërtohet nga Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, me shkodranin që shkakton befasi në radhët e tifozëve kuqezi. Në vendin e tij ishte parashikuar të luante Armando Sadiku, por problemet e shfaqura në stërvitje e kanë detyruar Panuccin të mendohet dy herë.

Në krahun tjetër, Gunus ka hedhur një skuadër nën modulin 3-4-3, ku Calhanoglu do të bëj rolin e trekuartistit. Ylli i Milanit do të shërbejë për të dhënë asiste ndaj sulmuesve, Cenk Tosun e Burak Yilmaz. Mesfusha do të përbëhet nga Mahmut Tekdemir, Kaan Ayhan, Emre Belozoglu dhe Okay Yokuslu. Mbrojta do të rreshtohet nga Hasan Ali Kaldirim, Gokhan Gonul dhe Merih Demiral. Ndërkohë porta i besohet të riut, Mert Gunok.




/Ora News.tv/