"Zbulohen" fitueset e edicionit të 20-të të Këngës Magjike?

"Zbulohen" fitueset e edicionit të 20-të të

Shumë ëndrra të artistëve për të marrë çmimin e madh mund të jenë shuar kur dy mikeshat e ngushta u shfaqën në skenën e Këngës Magjike për të prezantuar këngën për edicionin e 20-të.

Aurela Gace njihet si artistja shpërthyese që nuk njeh humbje, një DIVA e vërtetë që godet në çdo projekt muzikor.

Ajo së bashku me Eli Farën kanë bashkëpunuar për duetin e tyre të parë, të titulluar "Zemra rratata", të cilën e prezantuan sot tek Kënga Magjike.

Kënga është ritmike dhe zërat e dy artisteve shkojnë shumë, ndonëse kanë kënduar gjithmonë në zhanre të ndryshme.

Muzika është punuar nga Adi Hila, ndërsa teksi nga Erion Isai. Për rrepturën janë frymëzuar nga poezia e Fan S.Nolit, "Dale Moj".

Mbetet për tu parë nëse Aurela dhe Eli do e marrin triumfin e këtij viti tek Kënga Magjike.

EMISIONET