Zbulohen arsyet e largimit të Zinedine Zidane nga Reali i Madridit

Zbulohen arsyet e largimit të Zinedine Zidane nga Reali i Madridit

Reali i Madridit nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak fansat. Kampionët në fuqi të Evropës po vuajnë në kampionatin spanjoll, ku pozicionohen në vendin e 4-të me 33 pikë.

Por kush fshihet pas kësaj forme negative të Madrilenëve?

Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit duket se është shkaku i gjendjes negative të Realit. As Julen Lopetegui dhe as Santiago Solari nuk arritën të "zbehnin" boshllëkun e lënë nga portugezi.

Gjithashtu, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, u largua edhe tekniku i tyre, Zinedine Zidane. Largime që janë shkaktuar nga një lëvizje: largimi i Cristiano Ronaldos. Të paktën këtë ka zbuluar ish-presidenti i Realit, Roman Calderon, i cili ka pohuar se Ronaldo detyroi Zizu të largohet.

Francezi donte të shiste Gareth Bale dhe të mbante Ronaldon në "Santiago Bernabeu", por drejtuesit nuk e dëgjuan, duke larguar portugezin.

"Zidane e bëri shumë të qartë kur vendosi të largohej nga klubi. Ai këmbënguli në mbajtjen e Cristiano dhe transferimin e Bale, dhe presidenti bëri plotësisht të kundërtën. Zidane gjithashtu donte të nënshkruante disa lojtarë dhe të transferonte të tjerë, por Perez nuk i konsideroi fare dëshirat e tij, kështu që ai vendosi të largohej dhe kishte të drejtë."-tha Calderon për "Bleacher".

67-vjeçari Calderon u largua nga pozita e tij në vitin 2009 pasi u akuzua për manipulim votash për konfirmimin e buxhetit financiar.

EMISIONET