Poshtë Apenineve Jugore, në thellësi ekziston një burim magme (llavë) që mund të prodhojë tërmete me përmasa të konsiderueshme dhe më të thella se ato të regjistruara deri tani në këtë zonë.

Tgcom shkruan se ky zbulim u botua në revistën “Science Advances”, të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë  dhe Departamentit të Fizikës dhe Gjeologjisë në Universitetin e Perugias.

Tërmetet dhe akuiferet e Apenineve jugore zbulojnë praninë e magmës në thellësi në zonën e Sannio-Matese.

Vargmalet përgjithësisht karakterizohen nga tërmetet që i atribuohen aktivizimit të defekteve që lëvizin si përgjigje ndaj sforcove tektonike,  shpjegon Francesca Di Luçio, inxhiniere gjeofizike dhe koordinatore në INGV, me Guido Ventura, të grupit hulumtues - megjithatë, duke studiuar një sekuencë anomalie sizmike, që ndodhi në dhjetor 2013-2014 në zonën e Sannio-Matese me një magnitudë prej 5 ballë, zbuluam se këto tërmete u shkaktuan nga një ngritje magmë në koren e tokës ndërmjet 15 dhe 25 km thellësi".

Ky rezultat-shton Guido Ventura, INGV vullkanologjist-hap rrugë të reja për të identifikuar zonat e ngritjes së magmës në vargjet malore dhe nxjerr në pah se si ndërhyrje të tilla mund të gjenerojnë tërmete me një madhësi të konsiderueshme."

/Ora News.tv/