Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 11 tetorit ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve),  ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit", thuhet në njoftimin e policisë.

Por familjarët kundërshtojnë dhe dyshojnë se është vrarë.

Fqinjët tregojnë se familja ishte në kushte të vështira ekonomike dhe bashkë me të jetonte dhe i vëllai dhe nusja e këtij të fundit, të dy me aftësi të kufizuara. 

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Ngjarja ka ndodhur kur e mitura jetonte e vetme në banesë ndërsa e ëma ishte tek disa të afërm. 13 vjeçarja ishte nxënëse e shkollës "Bajram Curri" dhe gjatë ditës së sotme efektivë të policisë kanë marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e klasës për të mësuar nëse ka shfaqur shenja depresioni.

Në lidhje me situatën në vend ka reaguar dhe deputetja demokrate Grida Duma.

"Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara  për të dëshmuar", deklaroi Duma.

/Ora News.tv/