Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt dje në gjykatën e Lezhës

Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt dje në gjykatën e Lezhës

Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës.

Fran Frrokaj: "Një kryetar Bashkie arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë.

Unë kam qënë i gatshëm për prokurorinë dhe për këtë çështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën.

Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumentave që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur djeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë."

Dje gjykata e Lezhës caktoi masën arrest shtëpie për Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës i akuzuar si i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Ranën e Hedhun. 

Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Më 19 mars gjykata vendosi arrest shtepie per Frrokajn dhe 9 zyrtarë të tjerë ndërsa la në arrest me burg juristin e bashkise, Ardenis Haxhia dhe  Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.   

Si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse janë shprehur se do ta ankimojnë vendimin në gjykatë e Apelit.   


EMISIONET