Hakmarrje pas 20 vitesh, arrestohet porositësi i dy atentateve në Lezhë

Hakmarrje pas 20 vitesh, arrestohet porositësi i dy atentateve në

Gjatë operacionit të koduar “Kurbini”, policia lokale ka identifikuar personin që vitin e kaluar porositi 2 atentate me armë zjarri dhe lëndë eksplozive. Në pranga ra 57-vjeçari Fran Gjoka, ndërsa u ndaluan edhe 2 vajza nga Vlora që kishin falsifikuar dokumentet.

Në operacionin e koduar “Kurbini”, uniformat blu arrestuan një 57-vjeçar që kishte porositur 2 atentate brenda një muaji dhe sërish shënjesta kishte arritur të shpëtonte.

Herën e parë Fran Gjoka do të eleminonte shtetasin me inicialet N.K, duke përgatitur një atentat me tritol në makinë, ngjarje kjo e ndodhur më 18 korrik të vitit të kaluar.

Shënjestra e atentatit shpëtoi dhe një muaj më vonë atij iu bë një pritë me armë zjarri, ku mori vetëm disa plagë.

Për rastin e tritolit, Gjykata e Kurbinit kishte vendosur para 2 ditësh të lëshonte masën e arrestit për 2 vajza nga Vlora, 20 dhe 23 vjeçe, të cilat u kishin dhënë kartat SIM atentatorëve dhe falsifikuan dokumente.

Ndërkohë, identiteti i personave që vunë tritolin në makinë dhe kryen një plagosje, nuk është bërë i ditur nga policia.

Fran Gjoka do të merrte hak ndaj shtetasit me inicialet N.K, pasi në vitin 1997 ai kishte plagosur Gjokën dhe vrau 2 të tjerë, krime për të cilat kishte vuajtur dënimin me burg.

Atentati i lidhur me një ngjarje të ndodhur në 1997

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale " Vrasje me dashje" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arrestohen dy persona që pajisën me kartë telefonin Fran Gjoka

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset :

- A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

- I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë,  ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg"  për veprat penale " Fallsifikimi i dokumentave" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin Fran Gjoka dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij  para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


EMISIONET