Zbardhen emrat/ Dy gjyqtarët e Apelit që garojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Zbardhen emrat/ Dy gjyqtarët e Apelit që garojnë për në

Vetëm dy gjyqtarë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Pas shpalljes së vendeve vakante për një periudhë 15 ditore, kanë aplikuar për këto pozicione gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të Shkodrës, përkatësisht Brikena Ukperaj dhe Luan Dervishi. Thirrja në fakt drejtohej për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës.

Znj. Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Z. Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

"Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore", thuhet në njoftim. .

EMISIONET