Zayn Malik mendonte se do ta kalonte të gjithë pjesën tjetër të jetës i dashuruar me Gigi Hadid.

Por ylli i muzikës dhe supermodelja i ndanë rrugët pak kohë më parë pas 2 vitesh lidhje.

25-vjeçari ka folur për herë të parë pas ndarjes më Gigin duke thënë se këngën e tij të fundit ia kishte dedikuar pikërisht asaj.

Ai e shkoi 'Let Me' ndërsa ishte ende i dashuruar me 22-vjeçaren dhe planifikonte ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku.

Në një intervistë për On Air me Ryan Seacrest, ai tha se e kishte shkruar këngën shtatë ose tetë muaj më parë ndërsa ishte në një lidhje me Gigin: "Kam qenë i dashuruar dhe kjo duket shumë qartë. Unë dëshiroja që ta kaloja pjesën tjetër të jetës i dashuruar me dikë, siç bën çdo njeri. Gjërat ndryshojnë dhe ecim përpara në jetë. Koha ndryshon, por kjo është ajo çfarë unë po mendoja kur e shkruajta këngën."

Ylli i muzikës shton se nuk është penduar për lidhjen e tyre: "Ne kalojmë nëpër eksperienca, kështu që kemi kujtime, histori, gjëra për të shkruar dhe për të menduar. Ju mund ta kaloni eksperiencën tuaj në diçka tjetër. Në këtë mënyrë do të mbahet mend përgjithmonë."
Kënga e tij 'Let Me' është kthyer në një sukses mbarëkombëtar dhe ka arritur mbi 14 milionë klikime vetëm në 3 ditë.

/Ora News.tv/