Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Këngëtari ka konfirmuar thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre.

Zayn me anë të një postimi në Twitter u shpreh se kanë pasur një marrëdhënie tepër të mirë me njëri-tjetrin.

Vetëm dhjetë minuta më vonë ka qenë ylli i pasarelave, Gigi që shkroi në Twitter: "Nuk dua asgjë tjetër veçse më të mirën për të dhe do të vazhdoj ta mbështes si mik."

Ndërsa këngëtari shtoi: "Ne dëshirojmë që ky lajm të bëhet i ditur nga ne."

Malik dhe supermodelja vazhdojnë që ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si edhe mbajnë akoma fotografitë e përbashkëta.

/Ora News.tv/