Zanfina Ismajli ka patur lidhje 11-vjeçare me ish-in e Era Istrefit! Ja pse mori fund

Zanfina Ismajli ka patur lidhje 11-vjeçare me ish-in e Era Istrefit! Ja

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka folur publikisht për lidhjen e saj të gjatë të dashurisë, që tashmë ka marrë fund.

Bëhet fjalë për menaxherin e njohur, Faton Shoshi me të cilin përjetoi romancë dashurie për më shumë se 1 dekadë.

“Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave në lidhje, si dashuria, besimi apo diçka e ngjashme, vjen edhe fundi. Kur thyhet një gotë, edhe mundohemi ta ndreqim, atëherë nuk bëhet siç ka qenë. Kështu që nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha këngëtarja për “Mirage”.

Kujtojmë se Fatoni u përfol për një lidhje dashurie me Era Istrefin, e cila ka marrë fund tani. Nuk dihet nëse Era ka qenë shkaku i ndarjes nga Zanfina.

EMISIONET