Zaganjori: Zgjedhja e 4 kandidatëve jo gjyqtarë i jep frymëmarrje Gjykatës së Lartë

Zaganjori: Zgjedhja e 4 kandidatëve jo gjyqtarë i jep frymëmarrje

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, thotë se emërimi i katër anëtarëve jo gjyqtarë do ti jepte frymëmarrje kësaj gjykate, të paktën për çështjet emergjente.

Zaganjori: Në një farë kuptimi po, të paktën e bën të mundur të funksionojë gjykata.Ka çështje që trajtohen dhe me tre gjyqtarë, çështjet civile. Por të paktën çështjet urgjente mund të ezaurohen në Kolegj me tre gjyqtarë. Zgjedhja e anëtarëve të rinj i jep frymëmarrje gjykatës.

I pyetur lidhur me dosjet e ekstradimit, dy prej të cilave kanë dhe afate ai tha:

Zaganjori: E di që janë dy ekstradime. Kemi njoftuar edhe KLGJ. Çdo gjë varet prej tyre, duhet të avancojnë, duhet të ecin me zgjedhjen e anëtare të rinj.

Më herët kryetarja e KLGJ-së Llagami deklaroi në Komisionin e Ligjeve se në shtator do të kemi emërimet e para në Gjykatën e Lartë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka një stok mbi 30 mijë dosje.


EMISIONET