Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se ligji për përdorimin e gjuhëve është brenda kornizave të amendamentit 5 të Kushtetutës. Duke mos komentuar deklaratat e Presidentit Gjorge Ivanov, Zeav rekomandon që për çdo dilemë të prononcohet Gjykata Kushtetuese.

"Gjithçka që është konstatuar në ligjin për përdorimin e gjuhëve është në kuadër të amendamentit 5 të Kushtetutës. Nëse diçka bie në kundërshtim më Kushtetutën, kemi Gjykatë Kushtetuese dhe prononcimi i Komisionit të Venecias. Duhet të kemi kujdes më deklarata pasi që përfundimisht kjo çështje politike duhet të mbyllet"- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Arsyetimi i Ivanov për mos dekretimin e ligjit ka arritur në Kuvend. Kryetari i Kuvendit pas shqyrtimit, qëndrimin e Ivanovit do ta ndajë me deputetët. Në bazë të arsyetimeve dhe konstatimeve të Presidentit, deputetët kanë të drejtë përsëri të parashtrojnë amendamente, por sipas burimeve të Alsat, një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën nga shumica parlamentare. Brenda 30 ditëve, në bazë të vlerësimeve të kryetarit të Kuvendit, thirret seancë parlamentare ku edhe ligji i nënshtrohet leximit të tretë, respektivisht votimit. Referuar rregullores së Kuvendit, leximi i tretë duhet të vendoset në seancën e parë që mban Kuvendi.

"Brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit, ligji do të duhet t’i kthehet edhe njëherë Parlamentit në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të serishëm. Duke pas parasysh numrat me të cilët kaloi sot, mendoj që nuk do të ketë kurrfarë problemi që në seancën e radhës, atëherë më nuk ka nevojë për dekretin e kryetarit dhe shkon e shpallet direkt në gazetën zyrtare"- ka thënë më herët kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar me 69 vota pro, asnjë kundër, asnjë të përmbajtur. Në votimin me badenter, i përmbajtur votoi vetëm një deputet./Alsat.m/

/Ora News.tv/