“Za fest” në Theth! Muzikë, poezi e legjenda në zemër të Alpeve

“Za fest” në Theth! Muzikë, poezi e legjenda në

Thethi për tre ditë jehoi nga muzika, poezia dhe gojëdhënat në edicionin e dytë të festivalit “Za Fest”.  Aktiviteti promovon turizmin në zemër të Alpeve Shqiptare, duke synuar ta nxjerrë nga përgjumja sic thotë drejtori artistik i festivalit, këngëtari i njohur Vlashent Sata.

Për 3 ditë e netë me radhë, Thethi jehoi nga muzika, vargjet e embla të poezisë, gojëdhënat, joga dhe meditimi që solli në edicionin e dytë “Za fest”.

Këtë herë magjia e Alpeve u shkri në një me performancat live të artistëve, ndërsa kurora e maleve që rrethojnë oborrin e Kishës së Thethit, ja shton hijeshinë zërit të festës.

“Za Fest” bëri këtë vit bashkë artistët Hasa-Mazzotta, Andrra, Oborri, Linda Rukaj e Vlashent Sata. Ky i fundit në rolin e drejtorit artistik të festivalit tregon se qëllimi është të nxirret nga përgjumja kjo zonë, e të promovohet fuqishëm turizmi vendas, pasi bukuritë nuk i mungojnë Shqipërisë.

Vlashent Sata: Krahinat ti bëjmë bashkë nëpërmjet kulturës, nëpërmjet artit, natyrës, me u bashku gjithë bashkë dhe të krijojmë ura komunikimi dhe ti japim vlerë vlerës. Të shpresojmë që ky festival të marrë krah dhe të fluturojë gjithandej e ti japë 'za' Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, kudo në territor.

Ndërsa pjesmarrësit në këtë festë të ardhur edhe nga bashkitë e tjera malore, si rasti i Tropojës, tregon se Alpet mund të jenë të bashkuara për të promovuar traditën e tyre.

Jetmira Pocaj: Në rradhë të parë sensibilizohen qytetarët për vlerat kulturore të cilat ne duhet ti promovojmë dhe ti ruajmë.

Në hijen e majave më të larta të Thethit, pjesmarrësit morën me vete jo vetëm freskinë e maleve e artin e bukur, por edhe mesazhin që të gjithë të bëjmë më shumë për promovimin e këtyre zonave.

EMISIONET