"Youtube", zbulohet sekreti i klikimeve të blera

"Youtube", zbulohet sekreti i klikimeve të blera

Drilon Hoxha u bë i njohur për publikun shqiptar për imitimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më pas vijoi karrierën e tij si aktor e regjisor, e cila po i rezulton shumë e suksesshme.

Suksesi i tij më i madh i këtyre viteve ka qenë filmi i tij aksion "Drejt fundit" që gati ka arritur 7 milionë klikime në kanalin Youtube.

I ftuar në "Late Night Show" në Ora News, Driloni ka zbuluar sekretin e klikimeve të blera duke sqaruar se në filmin i tij nuk ka asgjë të tillë.

Drilon Hoxha: "Drejt fundit" ka arritur gati 7 milionë klikime në Youtube. Ai ishte projekti im i parë. Do të të tregoj një sekret që të kuptosh klikimet e blera se ma thanë dhe mua. Klikimet e blera janë kur ti sheh një klip apo film me shumë klikime, nuk ka shumë komente. Ai mund të blejë klikimet, por jo komente.

Më pas, Kastro dhe Driloni sollën një prej skenave më të suksesshme të filmit, por në një version tjetër, të cilin mund ta shikoni në videon më poshtë.

EMISIONET