YouTube ka prerë lidhjet e biznesit me Logan Paul, bloger jashtëzakonisht popullor i cili ka postuar një video që tregon dukshëm trupin e një viktime të vetëvrarë në Japoni.

Kanalet e Paul u hoqën nga programi Google Preferred i YouTube, ku markat hedhin reklamat e tyre.

YouTube gjithashtu tha se kishte vënë në pritje projekte torigjinale me bloger -in amerikan.

Paul e postoi videon me trupin e një njeriu më 31 dhjetor, duke shkaktuar kritika të panumërta.

Videoja tregonte atë dhe miqtë e tij në pyllin Aokigahara në bazën e malit Fuji, i njohur si një vend ku ndodhin vetëvrasje të shpeshta.

Duke ecur në pyllin e 'fantazmave'  ata  fillojnë e vijnë vërdallë një trupi të pajetë të shokuar, por gjithashtu nuk mungojnë talljet për viktimën.



Identiteti i njeriut të vdekur nuk dihet.

Komentet në internet e kanë quajtur videon që mblodhi miliona klikime në YouTube, mosrespektuese dhe të neveritshme.

Logan Paul, i cili ka më shumë se 15 milionë abonentë në YouTube, më vonë ka kërkuar falje përmes një postimi në Twitter, duke thënë se ajo ishte gjëja e gabuar  nga tronditja dhe frika.

Ai gjithashtu ka ngarkuar një video ku thotë: "Nuk duhet ta kisha postuar kurrë videon. Duhet të kisha hedhur kamerat dhe të ndaloja regjistrimin e asaj që po shihnim".

"Më vjen turp nga vetja" - shtoi ai. "Unë jam i zhgënjyer me veten time."

Japonia ka një nga shkallët më të larta të vetëvrasjeve.

Aokigahara ka reputacion në Japoni dhe ndërkombëtarisht si destinacion për njerëzit që duan të vrasin veten.




/Ora News.tv/