Ylli uellsian paralajmëron Anglinë: Kujdes nga Panamaja!

Ylli uellsian paralajmëron  Anglinë: Kujdes nga Panamaja!

Anglia përballet me Panamanë këtë të dielë në kuadër të sfidës së dytë në Grupin G. Por pavarësisht diferencave të mëdha në cilësi dhe grup, mbrojtësi uellsian Chris Gunter i ka shpallur "luftë" Tre Luanëve, duke pohuar se Panamaja do të përpiqet të shkaktojë  një surprizë.

"Unë mendoj se ne kemi parë shumë ndeshje deri më tani në këtë Kupë Botërore, ku skuadrat nuk kanë frikë të thyejnë lojën dhe të përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të mposhtur kombëtaret më të mëdha. Sigurisht kundër nesh ata ishin shumë fizik, por unë mendoj se Anglia do ta dijë këtë, do të kërkojnë të marrin një rezultat që do t'i vendosë në një pozicion fantastik. Ata kanë disa lojtarë të mirë dhe do të jetë një lojë e vështirë dhe fizike ku ata do të përpiqen dhe do ta mposhtin Anglinë sa më shumë që të jetë e mundur".-tha Gunter për "Sky Sports News".

Panama humbi 3-0 ndaj Belgjikës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ndërsa Anglia fitoi Tunizinë 2-1 të hënën në mbrëmje.

EMISIONET