Pas Armando Sadikut, një tjetër futbollist shqiptar ka ndërruar ekip, në prag në "finishit" të kësaj merkatoje janari.

Fjala është për Admir Mehmedi-n, që ka lënë Bayer Leverkusen dhe ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me skuadrën tjetër të Bundesligës, Wolfsburg.

Sulmuesi me origjinë kosovare por që aktivizohet me përfaqësuesen zviceriane do të mbaj numrin 22 tek ujqërit.

26 vjeçari është shprehur i lumtur për këtë lëvizje.

“Wolfsburg është një klub i njohur dhe me potencial të madh. Shpresoj se unë të jem gati të bëjë më të mirën në këtë klub”,-ka thënë Mehmedi.

/Ora News.tv/