Largimi i Arsene Wenger nga "Emirates Stadium" ka sjellë rezultatet e para pozitive te Arsenali.

Emërimi i Unai Emery ka sjellë një nivel të ri taktik, ndërsa rezultatet pozitive në kompeticionet ku merr pjesë kanë ardhur me ritme të kënaqshme. Këtë ka pohuar mbrojtësi me origjinë shqiptare i "topçinjve" Shkodran Mustafi që në një intervistë për mediat britanike ka deklaruar:

"Për mua personalisht gjëja më e mirë te Emery është se me të vërtetë ai e di se çfarë dëshiron nga çdo lojtar. Ai ju tregon pikërisht atë që dëshiron që ju të bëni, por në të njëjtën kohë ju jep lirinë. Kur ne nuk kemi topin, ai ju tregon saktësisht se ku duhet të qëndroni dhe si të merrni topin nga kundërshtari”.

“Kjo është një përzierje e mirë mes lirisë dhe disiplinës dhe ka të njëjtin plan për të gjithë kundërshtarët. Unë mendoj se ne jemi shumë të mirë në fazën e sulmit dhe kjo po na bën punën më të lehtë në fazën mbrojtëse”,tha mbrojtësi.


/Ora News.tv/