Ylli Manjani: Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut

Ylli Manjani: Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem

Ylli Manjani ka zhvilluar ditën e sotme trajnimin me temë '' Reforma në drejtësi'' me të rinjtë e LRI-së.

Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa.

Më poshtë një pjesë nga fjalimi i Manjanit :

 Ajo që duhet të zgjidhim njëherë e mirë është ndërtimi i diçkaje të re. Dhe kjo është detyra juaj. Ndërtoni diçka të re. Ndërtoni diçka që e keni në kokë dhe e keni ëndërr dhe që do jetë në thelb e ardhmja juaj. Të ardhmen nuk mua ta ndërtojë e shkuara.

Reformat që merren me njerëzit janë të poshtra dhe prodhojnë diktaturë.

Sistemi jonë politik nuk është i drejtë. Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut. Ska logjikë proporcionale, ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi.

Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti. Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t'i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjensi punësimi por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta. Këtë pret populli sot. Se kush është Edi Rama dhe rilindja tashmë e dinë të gjithë dhe kjo është evidente.

EMISIONET