Ylli i Tottenham-it nënshkruan kontratë të re

Ylli i Tottenham-it nënshkruan kontratë të re

Vazhdon martesa mes Heung-Min Son dhe Tottenham Hotspur. Kjo pasi ditën e sotme, koreano-jugori ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me londinezët, me Son që do të qëndrojë në Londër deri në sezonin 2022-2023.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Shpresoj të ju shoh këtë sezon në stadiumin e ri,”-është shprehur Son në një video të publikuar nga klubi.

26-vjeçari nga Korea e Jugut, u transferua në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen. Nën menaxhimin e Mauricio Pochettiono, është rritur roli i tij brenda ekipit, ku brenda sezonit ka luajtur 37 lojë. 26 golat e tij gjatë dy sezoneve të fundit i kanë ndihmuar Tottenhamit të sigurojë vend në top treshen angleze.

EMISIONET