Ylli i Realit nuk mban sekrete: Dua të luaj me idhullin tim, Neymar JR

Ylli i Realit nuk mban sekrete: Dua të luaj me idhullin tim, Neymar JR

Pasi arriti të bashkohej me një nga skuadrat më të mëdha në Botë, talenti brazilian i Realit të Madridit, Vinicius ka një tjetër ëndërr.

Në një intervistë të dhënë për televizionin brazilian "Esporte Interativo" 18 vjeçari ka pohuar se dëshiron që në të ardhmen të luaj përkrah idhullit të tij, Neymar Jr.

"Ose te Reali i Madridit ose në ekipin kombëtar, unë dua të luaj me Neymarin, sepse gjithmonë kam dashur të luaj bashkë me të. Nuk do të kishte asnjë problem për të qenë në një skuadër me të."-u përgjigj Vinicius.

Në përfundim të intervistës, ish-ylli i Flamengo shtoi se Neymar është edhe frymëzuesi i tij në lojë dhe se dëshiron t'i ngjajë atij.

Sinjal ky që rrit presion te skuadra e PSG-së, që duhet të bëj kujdes rreth të ardhmes së Neymar JR, i cili gjatë merkatos së verës që lamë pas është kërkuar me ngut nga Reali i Madridit.

EMISIONET