Ylli i Interit në ankand, dy skuadra pas tij

Ylli i Interit në ankand, dy skuadra pas tij

Inter dhe Joao Mario janë gati të ndahen përfundimisht. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, që pohojnë se në gjurmët e mesfushorit ofensiv janë vendosur dy skuadra.

Interes konkret për Mario ka shfaqur Porto dhe Monaco, me Sergio Coinceiçao dhe Leonardo Jardim që janë tifozët numër 1 të lojtarit. Për kartonin e Mario, klubi zikaltër kërkon rreth 18 milionë euro.

26 vjeçari u transferua në "Giuseppe Meazza" në merkaton e verës së 2016, menjëherë pas paraqitjes fantastike në "Euro 2016" në Francë. Me fanellën zikaltër ai regjistroi 61 takime duke shënuar edhe 4 gola.

Ndërkohë, në sezonin 2018-2019, Mario u aktivizua me West Ham në formulën e huazimit, ku zhvilloi 13 takime dhe realizoi vetëm 2 gola. Me kombëtaren e portugeze, Mario ka shënuar 2 gola në 43 takime.

EMISIONET