Aktori i famshëm Channing Tatum ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga bashkëshortja Jenna Dewan.

Mediat raportojnë se Tatum  është lidhur me këngëtaren Jessie J, e cila ngjason shumë me Dewan.

Aktori dhe Jessie J janë në një lidhje prej disa muajsh, ka konfirmuar një burim.

Është zbuluar gjithashtu se 38-vjeçari ka qenë i pranishëm në koncertet e këngëtares në Seattle më 6 tetor dhe në Salt Lake City më 8 tetor.

Channing njoftoi në prill se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Jenna pas gati 9 vitesh martesë.

Ylli i Hollywood tha në një postim në Instagranm se dashuria e tyre kishte marrë rrugë të ndryshme.      

    

/Ora News.tv/