Ylli i Chelsea i jep fund beqarisë

Futbollisti i famshëm, Cesc Fabregas i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën e tij Daniella Semaan në Ibiza.

Cifti organizoi një festë të vogël me familjarët dhe miqtë e afërt të mesfushorit të Chelsea-s. Aty nuk munguan lojtarët e ekipeve të tjera ku luante, Barcelona dhe Arsenal.

 Fabregas, 31 vjeç u martua me nënën e pesë fëmijëve, Daniella, e cila është 43 vjeçe. Ata janë prindër të tre fëmijëve, Lia, 5 vjeçe, Capri, 3 vjeçe dhe Leonardo, 1 vjeç.

Dy fëmijët e tjerë të Daniellës janë me ish-partnerin e saj të parë, Elie Toktuk.

EMISIONET