Ylli i Chelsea, Cesc Fabregas i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me 'gruan e ëndërrave' të tij.

Mesfushori u martua me partneren Daniella Semaan në Cliveden House në Berkshire.

Fabregas dukej mahnitës me një kostum të zi, ndërsa bashkëshortja, nëna e tre fëmijëve të tij, shkëlqeu me fustanin e bardhë të nusërisë.

Ylli i Spanjës ka njoftuar lajmin me anë të një postimi në Instagram.

"I martuar me gruan e ëndërrave të mia,"-shkruan 31-vjeçari.

 


/Ora News.tv/